Koncepti i “Parisit të Lindjes” është një emër që u është dhënë qyteteve të ndryshme që mendohet se pasqyrojnë sharmin e kryeqytetit francez. Gjatë historisë, shumë qytete si Bejruti dhe Shangai janë krahasuar me Parisin. Por pse këto vende fituan një emër të tillë, sa të ngjashëm me Parisin dukeshin në të vërtetë? Ja pesë qytete të quajtura Parisi i Lindjes?
1. Bukuresht, Rumani (çereku i parë i shekullit të 20-të)

Bukureshti njihej si Parisi i Lindjes në vitet 1920. Megjithatë, themelet e forta të hedhura për epokën e artë të Bukureshtit ndodhën në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Në mesin e viteve 1840 dhe 1850, ndodhi një zhvillim i madh urban. Kur Zjarri i Madh i Bukureshtit në mars 1847 shkatërroi afërsisht 2000 ndërtesa, në qytet lindi një domosdoshmëri radikale ndërtimi.
Bukureshti gjatë kësaj periudhe u njoh me energjinë elektrike, sistemin e tramvajit me kuaj dhe shpikje të tjera urbane. Ndikimet franceze filluan të rriteshin në qytet pasi arkitektët rumunë u kthyen në atdheun e tyre pasi u diplomuan në Ecole des Beaux-Arts në Paris. Shumë ndërtesa të frymëzuara nga Parisi u ndërtuan, veçanërisht në zonën Calea Victoriei në qendër të Bukureshtit.
Calea Victoriei është tani një atraksion i madh turistik dhe lagje tregtare, si dhe është shtëpia e ndërtesave ikonike të stilit të Arteve të bukura si pallati Cantacuzino, Pallati CEC dhe Biblioteka Qendrore e Universitetit të Bukureshtit.
2. Shanghai, Kinë (1920-1930)

Në mesin e shekullit të 19-të, Kina u trondit nga disa ngjarje socio-politike. Pas humbjes së Betejës së Parë të Opiumit (1839-1842), qyteti i Shangait u detyrua të hapej për tregtinë e jashtme sipas Traktatit të Nanjing. Shumë shtete, si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, kishin privilegje të pavarura nga ligji kinez. Me ndikimet perëndimore, lokalet si klubet e natës, kabaret dhe shtëpitë publike filluan të hapeshin njëri pas tjetrit. Dhe pas këtyre zhvillimëve Shanghai fitoi famë si Parisi i Lindjes.
Në të njëjtën kohë, ky zhvillim solli edhe disa pasoja negative. Krimi dhe imoraliteti ndryshuan krejtësisht fytyrën e qytetit dhe bandat filluan të luftojnë njëra-tjetrën. Banda e Gjelbër, nën udhëheqjen e Du Yuesheng kontrollonte shumicën e aktiviteteve kriminale në qytet. Me hapjen e portit tregtar dhe krijimin e një sistemi tjetër gjyqësor për të huajt, përdorimi i drogës u përhap. Banda e Gjelbër ishte aq e fuqishme sa që punoi me politikanë të shquar si udhëheqësi kombëtar Chiang Kai Shek.
Shangai në vitet 1930 u bë një metropol ku kultura dhe njerëz të ndryshëm jetonin në të njëjtin vend. Vendasit dhe të huajt gërshetoheshin vazhdimisht. Valltarët e kabaresë të veshur me Qipao takoheshin në të njëjtat ambiente me gangsterët e maskuar si biznesmenë. Sidoqoftë, epoka e artë e Shangait përfundoi me fillimin e sundimit komunist në 1949.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Dwarka: Qyteti i lashtë i Indisë i fshehur nën det
3. Bejrut, Liban (1955–1975)

Epoka e artë e Bejrutit ndodhi midis viteve 1955 dhe 1975 dhe ishte një nga qytetet më të njohura në botë derisa filloi lufta civile në Liban. Në vitet 1950 filloi të bëhej një qytet arratisjeje për të famshëm të pasur. Kështu u hapën më shumë hotele me pesë yje, klube nate dhe kafene. Ndikimet franceze ishin vendosur tashmë në Liban për shkak të aktiviteteve koloniale të Francës.
Shembulli më i mirë i kësaj situate është hoteli ikonik Saint Georges, i cili u krijua me bashkëpunimin e arkitektëve parizianë Auguste Perret dhe Antun Tabet. I ndërtuar në vitin 1934, hoteli priti njerëz të famshëm në vitet 1960. Në këtë hotel shpesh qëndronin emra të mëdhenj të Hollivudit si Marlon Brando dhe Elizabeth Taylor.
4. Puduceri, Indi (1674–1954)

Puducheri, i vendosur në jug të Indisë, dikur quhej “Parisi i Lindjes”. Arsyeja për këtë ishin politikat koloniale të Francës. Përpjekjet e Kompanisë Franceze të Indisë Lindore për të zhvilluar tregtinë në qytet u minuan herë pas here nga fuqitë evropiane si Portugalia, Holanda dhe Anglia. Kolonistët francezë ndanë kolonët evropianë nga vendasit, duke krijuar dy zona të quajtura Qyteti i Bardhë dhe Qyteti i Zi. Kur kultura franceze pushtoi qytetin, frëngjishtja u bë gjuha zyrtare. Shtëpitë në Qytetin e Bardhë u ndërtuan në një model rrjeti si në Paris.
5. Hanoi, Vietnam (1887–1954)

Më shumë se 60 vjet sundim kolonial francez në Vietnam solli me vete luftë dhe vështirësi. Gjatë kësaj periudhe, administrata franceze po ndiqte në mënyrë aktive politika, veçanërisht në kryeqytetin e Vietnamit. Stilet e infrastrukturës në Hanoi janë krahasuar kryesisht me Parisin. Sot, shumë monumente në Hanoi ende kanë ngjashmëri me strukturat ikonike në Paris. Për shembull, madhështia e Operas Hanoi në lagjen franceze u frymëzua nga Palais Garnier në Paris.
Burimi: thecollector.com

