Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pothuajse një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me obezitet. OBSH-ja e përcakton dikë me obezitet si person që ka një indeks të masës trupore të barabartë ose më të madh se 30 – një masë që ajo e pranon se është e papërsosur. Megjithatë, me një shifër kaq të madhe, nuk është çudi që ilaçet për humbje peshe kanë qenë me interes shumë të lartë midis kompanive të mëdha farmaceutike, pacientëve dhe investitorëve.
Ishujt Marshall
Ishujt Marshall kanë një shkallë obeziteti tek të rriturit prej 45.9%. Të vendosura midis Havait dhe Filipineve, kanë një popullsi totale prej 41,000 banorësh.
Shën Kits dhe Nevis
Shën Kits dhe Nevis kanë një shkallë obeziteti tek të rriturit prej 45.6%. Kombi i vogël i Karaibeve përbëhet nga dy ishuj dhe ka një popullsi totale prej gati 48,000 banorësh.
Kiribati
Kiribati ka një shkallë obeziteti tek të rriturit prej 46%. Ishulli në oqeanin Paqësor ka një popullsi totale prej 131,000 banorësh.
Mikronezia
Mikronezi ka një shkallë obeziteti tek të rriturit prej 47%. Ka një popullsi totale prej 114,000 banorësh.
Bahamas
Rreth 47% e të rriturve në Bahamas janë obezë. Popullsia e përgjithshme e vendit të Karaibeve është 409,000.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: 8 vendet kryesore me kuzhinën më të mirë
Samoa
Samoa është vendi i parë në listë ku mbi një pjesë e të rriturve janë obezë. Shkalla e obezitetit në vend tek të rriturit është 62.4%. Ka një popullsi totale prej 222,000 banorësh.
Tuvalu
Tuvalu, një tjetër komb ishullor në oqeanin Paqësor, kishte një shkallë obeziteti prej 64.2%. Ka një popullsi totale prej 11,000 banorësh.
Niue
Niue ka popullsinë më të vogël midis vendeve në listë me 11,000 banorë. Rreth 66% e të rriturve të ishullit janë obezë.
İshujt Cook
Ishujt Cook kanë një shkallë obeziteti tek të rriturit prej 68.9%. Kombi në Oqeanin Paqësor ka një popullsi totale prej 17,000 banorësh.
Nauru
Naura, një komb ishullor në Paqësorin Jugor, ka një shkallë obeziteti tek të rriturit prej 69.9%. Ka një popullsi totale prej mbi 12,000 banorësh.
Tonga
Mbi 71% e të rriturve në Tonga janë obezë, shkalla më e lartë e çdo vendi në botë. Vendi ishullor në Paqësorin Jugor ka një popullsi totale prej 106,000 banorësh.
Burimi: Qz.com

