Nëse aktualisht keni një marrëdhënie negative me prindërit tuaj, por dëshironi ta përmirësoni atë, ka një numër hapash që mund të ndërmerren për ta bërë këtë të ndodhë.
Vepro i pari
Mos prit që prindërit e tu të përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien. Nëse do të përmirësosh marrëdhënien tënde me prindërit e tu, duhet të fillosh menjëherë dhe të veprosh i pari
Ji mirënjohës
Merr parasysh gjithçka që prindërit e tu kanë bërë për ty. Të gjitha mënyrat se si të kanë ndihmuar.
Ndahu emocionalisht nga prindërit e tu
Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të kujdesesh dhe t’i duash prindërit e tu. Por, nëse je më pak i lidhur emocionalisht me prindërit e tu, mund të jesh më pak i përfshirë në debate ose mosmarrëveshje me ta. Në këtë mënyrë mund të largohesh më lehtë nga një situatë dhe të mos e lejosh që ajo të dëmtojë marrëdhënien.
Shikoni nga perspektiva e tyre
Shpesh, njerëzit nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin sepse nuk i marrin në konsideratë perspektivat e të tjerëve. Pasi të keni empati me qëndrimin e një tjetri dhe të shihni arsyet që fshihen pas tij, ka të ngjarë të jeni më të gatshëm të bëni kompromis dhe të përmirësoni marrëdhënien.
Zbulo shkakun themelor
Vlerëso se çfarë të shqetëson në veçanti në lidhje me marrëdhënien tënde me prindërit. Ka disa arsye pse mund të duash ta përmirësosh marrëdhënien tënde.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Bëjuni fëmijëve tuaj këto 5 pyetje çdo ditë!
Ji respektues
Edhe nëse nuk jeni dakord me stilin, vlerat ose parimet e tyre të prindërimit, jini të sjellshëm me prindërit tuaj.
Qëndro i qetë
Mos reago tepër kur flet me prindërit, sepse mund të thuash gjëra për të cilat pendohesh. Kjo gjë vetëm se do ta dëmtojë më tej marrëdhënien tuaj dhe do të të bëjë të dukesh i papjekur.
Ji pozitiv
Buzëqeshu prindërve të tu. Qëndro pozitiv dhe i ngrohtë. Bëjua të ditur me gjuhën e trupit se je i lumtur që i sheh dhe se kujdesesh për mirëqenien e tyre. Kjo do të përcaktojë tonin për komunikimin tënd dhe do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies.
Mos u kërkoni këshilla nëse nuk e dëshironi vërtet
Ndonjëherë lindin probleme në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, sepse prindërit mund të përpiqen të japin këshilla në një mënyrë të tepruar që cenon ndjenjën tuaj të autonomisë.
Ji i hapur dhe i sinqertë
Një mënyrë për të përmirësuar dinamikën e marrëdhënies suaj është të jeni më të gatshëm të flisni me prindërit tuaj për gjëra që mund t’i ndjeni të pakëndshme. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e besimit në marrëdhënien tuaj me prindërit.
Burimi: wikihow.com

