Mund të jetë joshëse t’i drejtoheni suplementeve për shëndetin e thonjve, por ekspertët theksojnë se është shumë më efektive t’i merrni këto vitamina dhe minerale të vlefshme nga ushqimet natyrale. Ekziston gjithashtu një mungesë e provave të forta shkencore për të mbështetur efektivitetin e suplementeve specifike për shëndetin e thonjve. Ja cilat janë ushqimet që janë të dobishme për shëndetin e thonjve…
1. Kos
Thonjtë përbëhen nga një proteinë e quajtur keratin. Prandaj, konsumimi i proteinave ka një rëndësi të madhe që thonjtë tuaj të jenë të fortë dhe të shëndetshëm. Kosi i thjeshtë është një ushqim i pasur me proteina dhe një porcion përmban afërsisht 21 gram proteina me cilësi të lartë. Ju mund të konsumoni kos të thjeshtë ose ta ëmbëlsoni me fruta dhe ta përfshini lehtësisht në dietën tuaj të përditshme.
2. Mish viçi
Hekuri është një mineral që është jetik për shëndetin e thonjve. Mungesa e hekurit mund të çojë në një gjendje të quajtur “koilonychia”, e cila manifestohet me simptoma të tilla si hollimi dhe ënjtja e thonjve. Mishi i viçit përmban rreth 2 gram hekur në një porcion, duke e bërë atë një mënyrë të shijshme për të plotësuar nevojat tuaja minerale.
3. Speci zile
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është një proteinë që mbështet strukturën e fortë të thonjve. Edhe pse agrumet janë ushqimet e para që vijnë në mendje kur bëhet fjalë për vitaminën C, speci zile është një alternativë shumë e fortë në këtë drejtim. Një spec zile me madhësi të mesme plotëson më shumë se nevojat tuaja ditore për vitaminë C. Ju mund të shtoni speca zile në sallatat tuaja ose të krijoni një vakt të shëndetshëm duke bërë speca të mbushur.
4. Bizele
Bizelet sigurojnë natyrshëm kombinimin e proteinave dhe vitaminës C të nevojshme për të forcuar thonjtë tuaj. Sipas ekspertëve, vitamina C luan një rol kritik në metabolizimin e proteinave. Kjo ndihmon trupin tuaj të mbështesë indet e thonjve duke përdorur proteinat në mënyrë më efikase. Nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina, kjo mund të shfaqet si brishtësi dhe dobësi në thonjtë tuaj.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Produktiviteti gjatë punës: Sugjerime ushqimesh për të rritur energjinë tuaj në zyrë!
5. Veza
Ne e dimë se vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Megjithatë, veçoria e tyre më e rëndësishme për shëndetin e thonjve është se ato janë të pasura me biotinë. Biotina ndihmon thonjtë të bëhen më të fortë dhe më fleksibël duke mbështetur prodhimin e keratinës. Një vezë e madhe plotëson një të tretën e nevojave tuaja ditore për biotinë!
6. Salmoni
Kemi ardhur në fund të artikullit tonë mbi ushqimet e dobishme për shëndetin e thonjve. Salmoni është një ushqim i shkëlqyer jo vetëm për shëndetin e zemrës dhe trurit, por edhe për thonjtë tuaj. Ky peshk i yndyrshëm dhe shumëngjyrësh ofron afërsisht 18 gram proteina për racion. Është gjithashtu i pasur me biotinë. Një porcion prej 85 gramësh salmon plotëson 17% të nevojave tuaja ditore për biotinë.
Burimi: Eatingwell.com

