Veprat e artit shumë shpesh bien viktimë e aksidenteve tragjike. Disa pjesë mbeten të njohura vetëm në librat apo arkivat e historisë së artit. Hidhini një sy 5 veprave të famshme të artit të shkatërruara nga lufta, kushtet e motit ose dora e njerëzve.
1. The Stone Breakers nga Gustave Courbet
Piktura u zhvendos nëpër disa koleksione private përpara se përfundimisht tu vendoste në një shtëpi në Galerinë e Dresdenit në vitin 1909. The Stone Breakers ishte ndoshta viktima më e famshme e bombardimeve të Dresdenit të kryera nga aleatët në shkurt 1945. Ajo u shkatërrua me 150 vepra të tjera gjatë transportimit të tyre urgjent nga magazina jashtë Galerisë në një vend të sigurt. Lajmi i vetëm i mirë ishte se Courbet pikturoi dy versione të tjra të veprës. E dyta i mbijetoi të gjitha kataklizmave historike dhe mbetet në një muze në Zvicër.
2. Five Sunflowers in a Vase nga Vincent van Gogh
Në vitin 1920, një koleksionist japonez i quajtur Yamamoto bleu pikturën në Francë dhe e mori me vete në Japoni. Gjatë ekspozimit të parë publik, korniza origjinale portokalli, e zgjedhur nga vetë Van Gogh, u shkatërrua aksidentalisht. Yamamoto refuzoi të ekspozonte përsëri pikturën. Ai e mbajti në shtëpinë e tij deri në gusht 1945. Në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane shkatërroi Hiroshimën, bombat ranë edhe në Osaka. Shtëpia e Yamamotos mori flakë dhe u shemb me të gjitha pasuritë e tij brenda. Vetëm në vitin 2013, historianët e artit zbuluan një printim të rrallë me ngjyra që tregonte pikturën në lavdinë e saj të plotë, duke përfshirë zgjedhjen e pazakontë të ngjyrës së kornizës.
3. Caravaggio’s Nativity with St. Francis and St. Lawrence
Në vitin 1969, dy anëtarë të mafias siciliane vodhën pikturën nga Oratoria e Shën Lorencit në Palermo. Në fillim të viteve 2000, disa anëtarë të shquar të mafias filluan të flasin për fatin e pikturës. Sipas versionit më të njohur, ajo u vodh për një komisioner që nuk pranoi të paguante pasi pa dëmin e shkaktuar nga një vjedhje e çrregullt. I fshehur në një hambar për disa vite, ai u dëmtua nga derrat dhe më vonë u dogj.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Veprat e artit që duhen parë në Muzeun e Luvrit
4. The Trench nga Otto Dix
Në vitet 1920, masat evropiane u përpoqën shumë të harronin luftën e fundit, duke shtypur kujtesën traumatike të saj. Dix vendosi të bënte pikërisht të kundërtën. Ai donte të mbante të pranishme pjesën e mbetur të luftës. Hendeku tregoi kaosin e trupave të copëtuar, uniformave të grisura, gërvishtjeve dhe papastërtive.
Menjëherë, Otto Dix u përball me akuzat për paturpësi publike dhe mungesë respekti ndaj ushtarëve gjermanë. Pas ardhjes së nazistëve, situata u përkeqësua. Për shkak të “sabotimit ushtarak” të ideologjisë së sapopërfituar luftënxitëse të vendit, veprat e Diksit u kapën dhe disa prej tyre, duke përfshirë The Trench u shkatërruan në kaosin e Luftës së Dytë Botërore.
5. Vepra e famshme artistike e Rembrandt, Krishti në Stuhi
Në vitin 1997, gazetari Tom Mashberg dyshohet se e pa veprën Krishti në Stuhi. Këtë ia tregoi informatori i tij, i cili ishte një kriminel famëkeq dhe një tregtar arti. Mashberg pa vetëm një fragment të tij, por ai ishte i bindur se ishte vepra e Rembrandtit. Ishte e prerë në mënyrë të vrazhdë nga korniza dhe e mbështjellur në një tub. Boja u plas dhe u copëtua, duke e dëmtuar akoma më shumë veprën e çmuar. Megjithatë, pasi policia bastisi magazinën e tregtarit, aty nuk gjeti asgjë.
Ndonëse nga zyrtarët nuk janë paraqitur asnjë provë konkrete për shkatërrimin e veprës, pritshmëritë optimiste ende duken të paarsyeshme. Ekspertët e krimit të artit janë të bindur se asnjë nga veprat e vjedhura nuk i ka mbijetuar tridhjetë vjetëve që kanë kaluar nga vjedhja. Ashtu si në rastin e Lindjes së Caravaggio-s, kushtet për ruajtjen e sigurt të një vepre kaq të rëndësishme dhe të brishtë janë shumë të vështira.
Burimi: thecollector.com

