Për shekuj me radhë, trupat e balsamuar vlerësoheshin në të gjithë kontinentin, jo për vlerën e tyre historike, por për përfitimet e tyre të supozuara mjekësore. Ja arsyeja e habitshme pse njerëzit dikur dëshironin dhe hanin mumje.
Si filluan njerëzit të hanin mumje?
Historia e mjekësisë së kufomave – praktika e konsumimit të pjesëve të mumjeve të lashta egjiptiane dhe, më vonë, kufomave të balsamuara të të gjitha llojeve – filloi në shekullin e 11-të. Ajo që e nisi të gjithën, shkruan historiani Karl Dannenfelt, ishte një seri keqpërkthimesh dhe keqkuptimesh.
E vlerësuar për cilësitë e saj shëruese, mumia ishte një substancë që gjendej në një shpat mali persian ku shihej nga asfalti i zi. E emëruar sipas fjalës lokale për dyllin, “mum”, substanca u përdor për një sërë qëllimesh mjekësore dhe fitoi reputacion në botën arabe si e shtrenjtë, e çmuar dhe efektive.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: A është India më e vjetër se Egjipti?
Keqkuptimi i Evrpoianëve
Kur evropianët perëndimorë filluan të takoheshin me botën islame ata përkthyen tekstet e asaj zone. Por një gabim i vetëm përkthimi çoi në një konfuzion të përhapur rreth kuptimit të mumias. Një sërë përkthyesish të shekujve të 11-të dhe 12-të e identifikuan gabimisht muminë si një substancë të nxjerrë nga trupat e ruajtur në varret egjiptiane.
Një pjesë e konfuzionit erdhi nga ngjashmëria e fjalës mumia me fjalën mumje. Përveç kësaj gjithashtu nga fakti që disa mumie të lashta egjiptiane u balsamosën duke përdorur asfalt. Shkencëtarët tani e dinë se vetëm disa mumie u bënë me atë proces.
Por evropianët, të magjepsur nga gjetjet e lashta në Egjipt, e mbështetën konceptin. Dhe kështu mumia u shoqërua me trupat e balsamosur në vend të asfaltit të çmuar nga një mal persian.
Burimi: National Geographhic

