Ne kemi hulumtuar vendet me emrat më të gjatë në botë për ju. Do të habiteni kur të shihni këto fjalë që janë të pamundura për t’u shqiptuar! Ja 5 vendet me emrat më të gjatë në botë…
1. Azpilicuetagaraycosaroyarenberecolarrea
Ky rajon, i përbërë nga 39 shkronja, ndodhet në Spanjë. Në gjuhën baske, do të thotë “ultësira e kodrës së lartë të Azpilkueta”. E vendosur në rajonin e Navarre-s, kjo zonë njihet si një nga rajonet më të gjelbra në Evropë. Për më tepër, 70% e energjisë elektrike të saj vjen nga burime të rinovueshme të energjisë.
2. Tweebuffelsmeteenskootmorsdoodgeskietfontein
Kjo fermë, e përbërë nga 44 shkronja, ndodhet në provincën veriperëndimore të Afrikës së Jugut. Në afrikans, do të thotë “burimi ku dy bizon vriten pastër me një të shtënë të vetme”. Albumi i vitit 2014 i Anton Goosen, Putonnerwater, përmban një këngë të quajtur “Tweebuffelsmeteenskootmorsdoodgeskietfontein”.
3. Chargoggagoggmanchauggagoggchaubunagungamaugg
Chargoggagoggmanchauggagoggchaubunagungamaugg, i treti në listë me 45 shkronja, është në fakt emri i një liqeni. Vendasit preferojnë ta quajnë Liqeni Chaubunagungamaug sepse është shumë më i shkurtër. I vendosur në Webster, Massachusetts, liqeni ka një nga emrat më të gjatë të vendeve në SHBA. Kuptimi i tij është “vend peshkimi në kufij neutralë dhe vende takimi”.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: 6 vende interesante që femrave nuk u lejohet të hyjnë
4. Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwlllantysiliogogogoch
Duke përbërë saktësisht 58 shkronja, ky vend njihet edhe si Llanfair PG ose Llanfairpwll. Llanfairpwll, i cili mban titullin e emrit më të gjatë të vendit në Evropë, do të thotë “Kisha e Shën Marisë në një zgavër të bardhë lajthie, pranë vorbullës së një shpelle të kuqe dhe Kishës së Shën Tysilios”. Ky emër i gjatë u përdor si kod i selisë qendrore në filmin kult të viteve 1960 Barbarella.
5.Taumatawhakatangihangakoauauotamateaturipukakapikimaungahoronukupokaiwhenuakitanatahu
Dhe vendi i parë i shkon Zelandës së Re, me 85 shkronja! I vendosur në veri të ishullit dhe i njohur edhe si Taumata, zyrtarisht ka emrin më të gjatë në botë, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Në gjuhën maori, do të thotë “maja ku Tamatea, burri me gjunjë të mëdhenj, ngjitës malesh, udhëtar që gëlltit tokën, i luan flautin me hundë të dashurës së tij”.
Burimi: thefactsite.com

