Dikur, kafshët dhe madje edhe objektet e pajetë nxirreshin në gjyq dhe, nëse shpalleshin fajtore, dënoheshin! Evropa mesjetare e merrte këtë edhe më seriozisht. Madje ekzistonte një kategori e veçantë ligjore për “krimet” e kryera nga kafshët dhe objektet.
1. Skulptura – Shekulli i 5-të p.e.s.
Një ditë, statuja prej bronzi e Theagenit, boksierit legjendar të Lojërave Olimpike, rrëzohet dhe një burrë vritet. Megjithatë, kjo nuk është një ngjarje e rastësishme; i ndjeri është një nga armiqtë e vjetër të Theagenit! Rezulton se burri e kishte rrahur statujën prej bronzi çdo natë, duke kërkuar hakmarrje. Statuja duhet të ketë humbur durimin dhe ra mbi të! Rezultati? Statuja u shpall fajtore, u ndëshkua dhe u hodh në det!
2. Ujë i valë – Viti 1267
Një grua humb jetën pasi aksidentalisht bie në një kazan me ujë të valuar. Gjykata më pas e shpall kazanin fajtor! Kazani konfiskohet, vlerësohet dhe shitet për 18 peni.
3. Minjtë – Viti 1522
Minjtë shkatërruan një sasi të madhe elbi në Autun të Francës. Ata u thirren në gjykatë. Por nuk u paraqiten! Avokatët e tyre ofrojnë justifikimin se ata “kanë frikë nga macet vendase”. Gjykata u tregua mirëkuptuese dhe seanca dëgjimore u shty për një datë të mëvonshme.
4. Insektet – Viti 1545
Në rajonin e Savojës, insektet çohen në gjykatë pasi shkaktojnë dëme të mëdha në vreshta. Është interesante se, ndërsa paditësit paraqiten në gjykatë me avokatët e tyre, dhe insektet kanë avokatin e tyre mbrojtës të caktuar!
5. Këmbana – Viti 1591
Në qytetin rus të Uglich-it, kur djali i Ivanit të Tmerrshëm, Dmitri, ndërroi jetë, kambana e kishës së qytetit u dëgjua për të njoftuar lajmin tragjik. Megjithatë, njerëzit u tërbuan aq shumë sa shpërtheu një trazirë e vogël. Autoritetet fajësuan kambanën!
Këmbana u rrah me kamzhik, gjuha e tij (pjesa që bën tingullin) iu pre dhe i gjithë trupi i tij u internua në Siberi. Tingëllon si shaka, por është e vërtetë! Tani, kjo kambanë “fajtore” është në ekspozitë në Kishën e Shën Dmitrit në Uglich.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Pse besohet se mollëkuqet sjellin fat?
6. Druri – Viti 1716
Një grumbull drush ra mbi një fëmijë, duke e vrarë atë. Gjykata dëgjoi incidentin dhe e shpalli fajtor drurin. Më pas u bë një pagesë “deodand” prej 30 shilingash, e cila iu dha babait të fëmijës. Praktika e deodand, që daton që nga Mesjeta, përfshinte shpengimin e armës së krimit, sikur të ishin “para gjaku”.
7. Gomari – Viti 1750
Në qytetin francez të Vanvres, një gomar femër u akuzua për marrëdhënie seksuale me një njeri. Megjithatë, prifti vendas doli përpara dhe dëshmoi se gomari ishte “i dëlirë”! Rezultati: Gomari u lirua nga akuzat.
8. Anija – 1827
Gjykata Supreme e SHBA-së ka nxjerrë një vendim të çuditshëm. Vendimi ishte: “Vetë anija është fajtore kur bëhet një sulm”. E njëjta perspektivë mbizotëroi në një rast të ngjashëm në vitin 1844. Gjykatësi Joseph Story deklaroi se anija që kryen sulmin konsiderohet fajtore.
9. Makina – 1921
Këtë herë, një makinë ishte në gjyq! Një gjykatës amerikan i kërkoi jurisë ta shpallte makinën fajtore. Pse? Sepse kjo do të hapte rrugën që automjeti të kalonte në pronësi të shtetit. Ndonjëherë kreativiteti i ligjit nuk njeh kufij!
Burimi: Mentalfloss.com

