Edhe pse shprehja ‘malet më të larta në botë’ mund të jetë paksa e frikshme për ata që e dëgjojnë për herë të parë, kënaqësia për t’u ngjitur në këto male dhe për të parë pamjet befasuese në rrugën drejt majës është një ndjenjë që nuk shpjegohet me fjalë.
1. Mali K2

Edhe pse mali K2 është mali i dytë më i lartë në botë ai renditet i pari në botë për nga vështirësia. Duke qenë se rruga për në majën e malit është mjaft e rrezikshme, atij i janë dhënë tituj si ‘mal vdekjeprurës’ ose ‘mal mizor’.
2. Mali Everest

Mali Everest, i vendosur në Himalaje është ëndrra e shumë entuziastëve të ngjitjes. Ka titullin e malit më të lartë në botë me një lartësi prej 8 mijë e 848 metrash.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Çfarë duhet të dini për Everestin, malin më të lartë në botë?
3. Mali Kanchenjunga

Mali Kanchenjunga, me një lartësi prej 8 mijë e 586 metrash, ngrihet midis Indisë dhe Nepalit. Kanchencunga, mali i tretë më i lartë në botë, tërheq gjithashtu vëmendjen me pamjen unike të majave të tij me dëborë. Mali sfidon alpinistët për shkak të strukturës së tij të pjerrët dhe rrezikut të ortekëve të krijuar nga erërat e ndryshueshme.
4. Mali Lhotse

Mali Lhotse është mali i katërt më i lartë në botë me një lartësi prej 8,516 metrash. Faqja jugore e malit është kthyer në një makth për alpinistët.
5. Mali Makalu

Mali Makalu, i cili është një pjesë e Himalajeve, ishte ndër majat e të cilëve nuk mund të arrihej deri në vitin 1955. Falë një rruge të re ngjitjeje të zbuluar më vonë, alpinistëve iu ofrua komoditet i madh. Makalu, mali i pestë më i lartë në botë me një lartësi prej 8 mijë e 481 metrash, është një nga rrugët më të njohura të ngjitjes për alpinistët.
Burimi: altezzatravel.com

