Po sikur të thoshim se ka disa gjëra që janë të pamundura t’i shohim në ëndrrat tona? Shkencëtarët kanë bërë shumë kërkime mbi këtë temë. Le të hedhim një vështrim se cilat janë ato gjëra që janë të pamundura t’i përjetojmë në ëndrrat tona.
1. Telefonat inteligjentë
Ju ëndërroni sikur jeni ulur në shtëpi me pamje nga deti, duke planifikuar të dilni me miqtë, por duhet të kontrolloni më parë motin. Ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë. Pse? Sepse shumica e njerëzve nuk ëndërrojnë për telefona inteligjentë. Një studim i 16,000 raporteve të ëndrrave zbuloi se telefonat inteligjentë shfaqen në afërsisht 4% të ëndrrave. Kjo është mjaft e çuditshme, duke pasur parasysh se telefonat inteligjentë janë bërë një pjesë integrale e jetës së përditshme për shumicën e njerëzve.
“Hipoteza e simulimit të kërcënimit” sugjeron që ëndrrat na përgatitin për t’u përballur me rreziqet që kërcënojnë jetën dhe situatat stresuese me të cilat përballemi në botën reale. Telefonat celularë nuk janë bërë ende një nga frikërat më themelore të njerëzimit. Meqenëse telefonat celularë janë një shpikje relativisht e re, prandaj nuk ka gjasa të shohim telefona inteligjentë në ëndrrat tona.
2. Gudulisja
Ekzistojnë disa teori të ndryshme rreth shkakut të gudulisjes. Kjo mund të jetë për shkak të lidhjes shoqërore, ose mund të jenë mekanizmat mbrojtës të vetë trupit që aktivizohen gjatë gudulisjes. Është interesante se ne dimë shumë pak për gudulisjen. Megjithatë, shkencëtarët janë të sigurt se edhe ëndërrimtarët e kthjellët nuk mund të gudulisin veten në ëndrrat e tyre.
Hulumtuesit studiuan njerëz që ishin të vetëdijshëm se po ëndërronin dhe mund të kontrollonin lëvizjet e tyre në ëndrrat e tyre për të parë nëse mund të gudulisnin veten ose të guduliseshin nga personazhe të tjerë në ëndrrat e tyre. Doli që ëndërrimtarët e kthjellët nuk mund të gudulisnin veten, dhe as personazhet e tjerë në ëndrrat e tyre. Kjo mund të duket si një temë e çuditshme për t’u hetuar, por rezultatet mund të zbulojnë njohuri mbi trurin e njeriut.
3. Leximi
Nuk mund të lexosh ndërsa ëndërron! Kjo përfshin gjëra si libra, pyetje provimi, tabela rrugore, tabela reklamuese. Ata që e mohojnë këtë ka të ngjarë të gabohen. Gjatë cikleve të gjumit, rajonet e trurit të përfshira në kuptimin dhe interpretimin e gjuhës mbeten kryesisht joaktive. Megjithatë, ka disa përjashtime. Ka njerëz që mund të lexojnë vazhdimisht ndërsa ëndërrojnë, por të gjithë bien në të njëjtën kategori. Të gjithë këta njerëz janë poetë!
4. Vrapimi i shpejtë
Kur ishte hera e fundit që vrapuat shpejt në një ëndërr? Ndoshta nuk e mbani mend. Vrapimi në ëndrra zakonisht ndodh ngadalë, me ndjesinë e vrapimit nëpër ujë, madje edhe për njerëzit që vrapojnë rregullisht në jetën e tyre të përditshme. Edhe pse truri është aktiv gjatë gjumit, aktiviteti i valëve të trurit është i ngadaltë, duke krijuar ndjesinë e lëvizjes nëpër ujë.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: 5 ëndrrat më të zakonshme
5. Krijimi i një fytyre të re
A mund të krijojnë mendjet tona ëndërrimtare fytyra krejtësisht origjinale, apo janë të gjithë njerëz që i kemi parë më parë? Është pothuajse e pamundur ta testojmë këtë shkencërisht, por disa gjëra që dimë rreth mënyrës se si funksionon truri mund të na ndihmojnë të kuptojmë njerëzit në ëndrrat tona. Gjatë gjumit, truri zhvendos informacionin nga kujtesa afatshkurtër në ruajtjen afatgjatë. Kjo është arsyeja pse fytyrat në ëndrrat tona mendohet të jenë figura të botës reale. Edhe një fytyrë që sapo e keni parë në një turmë mund të shfaqet në ëndrrat tuaja.
6. Përjetimi i kohës
Shkencëtarët hetuan se sa kohë duhet për të kryer detyra të caktuara në një ëndërr. Pasi hartuan se si truri përpunon aktivitete të caktuara (siç është ecja e një numri të caktuar hapash), një grup njerëzish në ëndrra të kthjellëta iu kërkua të kryenin të njëjtin aktivitet në ëndrrat e tyre. Duke lëvizur sytë ndërsa flinin, këta individë u treguan studiuesve se sa kohë kishin kaluar duke ëndërruar. Rezultati ishte se ne nuk përjetojmë kohë të botës reale ndërsa ëndërrojmë.
7. Nuhatja
Disa njerëz mund të përjetojnë aroma në ëndrrat e tyre, por këta zakonisht janë njerëz me një ndjenjë shumë të fortë të nuhatjes në botën reale. Njerëz të tillë janë mjaft të rrallë. Prandaj, shumica prej nesh nuk mund të nuhasin aroma në ëndrrat tona.
Burimi: grunge.com

