Në shkrimin e mëposhtëm ne kemi përgatitur enkas për ju listën me pije, nga të cilat mund të përfitojë trupi dhe që lehtësojnë procesin e humbjes së peshës duke rritur ndjenjën e ngopjes. Ja detajet…
1. Çaj matcha

Matcha është një lloj çaji jeshil që përmban sasi më të larta të katekinave sesa çaji jeshil me gjethe të lirshme, gjë që mund ta bëjë atë një zgjedhje të mirë për humbje peshe.
2. Çaj jeshil

Çaji jeshil përmban kafeinë, e cila mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke rritur nivelet e energjisë dhe duke përmirësuar performancën gjatë stërvitjes. Përveç kësaj, njerëzit që pinë çaj jeshil mund të kenë presion më të ulët të gjakut, që do të thotë se ata mund të kenë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të tilla si sëmundjet e zemrës, disa lloje kanceri dhe diabeti.
3. Kafe

Kafeja përmban kafeinë, një substancë që vepron si stimulues në trup dhe mund të sjellë përfitime në humbjetë peshës. Sipas një studimi të botuar në vitin 2016 në revistën e Shoqatës Ndërkombëtare të Ushqimit Sportiv, u zbulua se marrja e kafeinës rrit metabolizmin dhe nxit djegien e yndyrës. Me fjalë të tjera, ata që pinë kafe ruajnë më lehtë peshën që humbin me kalimin e kohës.
4. Çaj i zi

Çaji i zi është i pasur me përbërës të quajtur polifenole. Polifenolet janë antioksidantë të fuqishëm që mund të ndihmojnë në uljen e peshës trupore.
5. Uthull molle

Acidi acetik, përbërësi aktiv i uthullës së mollës, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të shtypë oreksin. Gjithashtu mund të ngadalësojë shpejtësinë me të cilën ushqimi zbrazet nga stomaku, duke ju bërë të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: 18 ushqimet që ndihmojnë në humbjen e peshës?
6. Kefir

Kefiri është qumësht i fermentuar që përmban 61 lloje probiotikësh të dobishëm për shëndetin e zorrëve. Studimi i botuar në Gazetën Evropiane të të ushqyerit në vitin 2016 zbuloi se gratë mbipeshë, që pinin 2 porcione kefir në ditë për 8 javë dhe ndiqnin një dietë të shëndetshme jo të kufizuar në kalori, kishin reduktimetë dukshme më të mëdha në peshë, në masë dhe linja trupore në krahasim me ata që nuk pinë kefir.
7. Smothie

Smoothie-t janë një tjetër opsion pijesh që mund t’ju ndihmojnë me qëllimet tuaja për të humbur peshë. Megjithatë, mund të jetë më mirë të bëni smoothie-t tuaja në shtëpi për të shmangur shtesat me kalori të lartë.
Për shembull, mund të përdorni spinaq ose një perime tjetër me gjethe jeshile. Më pas, mund të shtoni fruta, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe t’ju japin lëndë ushqyese të rëndësishme ose mund ta ëmbëlsoni me fruta me pak sheqer (luleshtrydhe, portokall, kajsi, shalqi). Së fundi, ju mund të përgatisni smoothie-n tuaj duke zgjedhur një nga alternativat me ujë ose qumësht.
8. Çaj xhenxhefili

Sipas hulumtimit të botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë të Shteteve të Bashkuara në vitin 2012, u zbulua se çaji i xhenxhefilit rrit efektin termik të ushqimit (sasinë e kalorive të nevojshme për të tretur dhe përthithur ushqimin) me 43 kalori. Dhe pse kjo sasi mund të duket e vogël, kombinimi i saj me vetitë ngopëse të xhenxhefilit na siguron në efikasitetin e këtij çaji në nxitjen e humbjes së peshës.
9. Lëng i perimeve
Lëngu i perimeve mund t’ju ndihmojë të përthithni më mirë vitaminat në perime, duke mbajtur gjithashtu të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak. Kështu, këto lëngje perimesh, të cilat përmbajnë fibra mbushëse që ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes për të shtypur urinë, mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
Burimi: healthline.com

