Debati për autorësinë e Shekspirit ka të bëjë me misterin e vazhdueshëm për autorin e vërtetë të dramave, soneteve dhe veprave të tjera që i atribuohen William Shakespeare-it.
Cili është debati për autorësinë e Shekspirit?
Ka një sërë teorish që vënë në dyshim nëse njeriu i njohur si William Shakespeare nga Stratford Upon Avon i ka shkruar me të vërtetë të gjitha veprat që i atribuohen. Këto pyetje fillimisht fituan rëndësi në shekullin e 19-të. Kjo ishte koha e ringjalljes së interesit për bardin si një gjeni letrar. Teoritë bazohen kryesisht në idenë se një njeri nga klasa e ulët nuk do të kishte edukimin dhe talentin për të prodhuar ato vepra komplekse. Përveç kësaj, mungesa e provave me shkrim lë shumë vend për spekulime.
Kush janë kandidatët kryesorë?
Kandidatët kryesorë të propozuar si autorë të vërtetë të veprave të Shekspirit janë persona me status dhe kredenciale arsimore. Pra këta janë me status më të lartë se Shekspiri. Tre kandidatët më bindës janë Eduard de Vere, Francis Bacon dhe Christopher Marlowe. Ata që mbrojnë Eduard de Vere theksojnë lidhjet e tij me oborrin mbretëror, si dhe karrierën e tij letrare.
Ata që mbështesin teorinë e Bacon argumentojnë se shkrimet e tij filozofike kanë ngjashmëri me veprat e Shekspirit. Po ashtu besojnë se dramat përmbajnë mesazhe të koduara nga Bacon. Mbështetësit e Marlowe theksojnë mundësinë që Marlowe të ketë falsifikuar vdekjen e tij për të vazhduar të shkruajë si “Shakespeare”.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Jeta dhe veprat e Albert Camus!
Si i janë përgjigjur mbështetësit e Shekspirit debatit?
Ata që besojnë se William Shakespeare është autori i veprave që i atribuohen atij njihen si “Stratfordians”, të quajtur sipas vendlindjes së tij të famshme. Ata mbështesin teorinë e tyre duke nxjerrë në pah dokumentet e shkruara të mbijetuara që mbajnë emrin e tij në faqet e titullit. Për më tepër, ata tregojnë për edukimin e tij tradicional të shkollës gramatikore dhe njohuritë e jetës në Londër. Për ta, fillimet e tij modeste nuk e përjashtojnë gjenialitetin e tij
Cilat janë implikimet e debatit të autorësisë së Shekspirit?
Që në shekullin e 19-të, debati i autorësisë ka evoluar dhe ka ndikuar ndjeshëm në studimet letrare dhe ka kërkuar një qasje ndërdisiplinore. Duke përfshirë gjuhësinë, historinë, studimet sociale dhe analizën letrare, ende nuk ka një përfundim për debatin. Në fakt, me kalimin e kohës ajo vazhdon të ngrejë pyetje më të gjera rreth autorësisë dhe paragjykimeve brenda arteve.
Burimi: thecollector.com

