Rrobat, këpucët dhe bizhuteritë e kohëve të lashta nuk janë vetëm produkte funksionale, por edhe të dhëna që zbulojnë kreativitetin, aftësitë artizanale dhe strukturat sociale të njerëzve të asaj periudhe. Në këtë artikull, ne do të eksplorojmë lidhjen unike të njerëzve me veshjen dhe dizajnin duke shqyrtuar shembujt më të vjetër të veshjeve dhe aksesorëve.
Çorapet më të vjetra (1500 vjeç)

Këto çorape leshi, u thurun midis viteve 300-499 p.e.s. dhe ishin të dizajnuara për t’u veshur me sandale. Ato u zbuluan në një varrezë në Egjiptin e Mesëm në shekullin e 19-të.
2. Trikoja më e vjetër (1700 vjeç)

Kjo triko, u gjet në një akullnajë në Norvegji në vitin 2013. E bërë nga leshi i qengjit dhe deleve, tregon se njerëzit e lashtë nuk bënin kompromis për estetikën ndaj kushteve të vështira të motit.
3. Syzet më të vjetra të diellit (2000 vjeçare)

Syzet më të vjetra të diellit të gjetura ndonjëherë datojnë 2000 vjet më parë. Ato i përkisnin një kulturë që jetonte në brigjet perëndimore të Alaskës. Të zbuluara gati 800 vjet më parë në ishullin Baffin të Kanadasë, këto syze janë kombinimi perfekt i funksionalitetit dhe dizajnit të thjeshtë.
4. Pantallonat më të vjetra (3300 vjet)

Këto pantallona të lashta 3300-vjeçare u gjetën në varret Yanghai në Kinën Perëndimore në vitin 2014.
5. Fustan egjiptian (4500 vjet i vjetër)

Ky fustan egjiptian 4500-vjeçar u gjet në një varr të paprekur në Giza, Egjipt. Besohet se i përket një gruaje që jetoi në të njëjtën periudhë me mbretin Khufu (2589-2566 p.e.s). Edhe pse mendohet se fustani fillimisht është përdorur për rituale kërcimi, vlerësohet gjithashtu se mund të jetë veshur në ceremoni mortore.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: 9 Gjuhët më të folura në botë!
6. Çanta më e vjetër (4500 vjet)

Kjo çantë e zbuluar në Gjermani është e zbukuruar me dhëmbë qeni. Edhe pse në pamje të parë mund të duket e frikshme, ky dizajn mendohet të jetë mjaft në modë në atë kohë.
7. Këpucët më të vjetra prej lëkure (5500 vjet)

Mokasina 5500-vjeçare e bërë nga lëkura e lopës u gjet gjatë një gërmimi në shpellën Areni-1 në Armeninë juglindore në vitin 2010. Ajo ka mbijetuar deri më sot pothuajse e paprekur.
8. Këpuca më e vjetër (9300 vjet)

Çifti më i vjetër i këpucëve u gjet në Pellgun Fort Rock në Oregon në vitin 1938. Këpucët ishin bërë nga lëvore sherebele e përdredhur, me një thembër të sheshtë dhe mbështjellës gishtash.
9. Bizhuteria më e vjetër (130,000 vjet e vjetër)

Një zbulim i bërë në vitin 2015 na bëri të pyesim atë që dimë për historinë njerëzore. Tetë kthetrat e shqiponjës të gjetura në një vendbanim të Neandertalit në Kroaci konsiderohen jo vetëm fosile, por edhe xhevahiret më të vjetra të njohura në histori. Studiuesit mendojnë se kthetrat janë përdorur si pjesë e një gjerdani ose byzylyk. Pra, këto kthetra nuk janë thjesht zbukurime, ato mund të kenë edhe një kuptim simbolik. Për më tepër, duke pasur parasysh se këto bizhuteri datojnë afërsisht 130 mijë vjet më parë, duket se ato janë projektuar shumë kohë përpara ardhjes së njerëzve modernë.
Burimi: themindcircle.com

