Vampirët janë një aspekt i përhapur i kulturës bashkëkohore, por a e dini origjinën e përbindëshit të njohur gotik? Ne gjurmuam historinë e vampirëve për të mësuar më shumë.
Çfarë roli luajti kultura sllave?
Origjina e saktë e mitit të vampirëve ka burime të shumta. Një nga nocionet e para të vampirëve gjurmohet nga akademikët që në folklorin bullgar të paktën një mijë vjet më parë. Fjala në atë kohë përkthehej si “përbindësh fantazmë”. Iu referonte versionit sllav të vampirëve si fantazma të etura për gjak që terrorizonin fshatrat. Fjala vampir është përkthyer gjithashtu si “djall”, një aludim ndaj vetive kërcënuese të krijesës.
Kur hynë vampirët në historinë perëndimore?
Kur gjermanishtfolësit e Perandorisë së Shenjtë Romake morën kontrollin e popujve sllavë, legjenda e vampirit kaloi në përëndim. Së pari hyri në qytete të tilla si Vjena, Berlini dhe më vonë Parisi dhe Londra. Ide të tilla u përhapën përfundimisht në Amerikë. Në këtë kontekst të ri, legjenda e vampirit ndryshoi në një formë të re. Nga një shfaqje fantazmë, vampiri u shndërrua në një kufomë të pavdekur, me dhëmbë të mprehtë dhe me nevojë për të konsumuar gjak.
Aspekti i pirjes së gjakut në mitin e vampirëve mund të lidhet me besimin e përhapur se gjaku i njeriut kishte veti medicinale. Gjaku shpesh konsumohej si ilaç në të gjithë Evropën dhe Amerikën, si trajtim për një gamë të gjerë sëmundjesh.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Titanët në mitologjinë greke: Sundimtarët e parë të universit
Cilat ishin historitë e para të botuara të vampirëve?
Ndër tekstet e para që kanë mbijetuar dhe që përshkruajnë vampirin është romani i mjekut anglo-italian John Polidori. Libri i titulluar “Vampiri”, u botua në vitin 1819. Polidori na solli versionin e parë të një vampiri si një zotëri të sofistikuar dhe të sjellshëm, me një prirje djallëzore. Në vitin 1872, “Carmilla” e autorit irlandez Joseph Sheridan Le Fanu paraqet një vampire femër që gjuan gra të reja të pavëmendshme.
Vepra jashtëzakonisht popullore e Bram Stoker, Konti Drakula, u botua në vitin 1897. Stoker shkoi më tej, duke i dhënë Drakulës thonj të gjatë, veshë të mprehtë, pëllëmbë me qime dhe dhëmbë të mprehtë. Stoker u frymëzua nga burime të ndryshme, duke përfshirë folklorin sllav, dhe Vllad Drakula.
Burimi: thecollector.com

