Vendet në hemisferën jugore ndodhen shumë larg nga pjesët e ftohta të botës. Sipas vendndodhjes së kontinenteve dhe vendeve në kontinente, kryeqytetet më të ftohta të botës janë në hemisferën veriore. Sipas statistikave të WorldClimate.com, kryeqytetet më të ftohta të botës dolën në renditjen e bërë duke parë mesataren vjetore të temperaturës ditore (24-orëshe) të çdo kryeqyteti.
6. Ottawa, Kanada (5,5 °C)

Përveç të qenit kryeqyteti i Kanadasë, Ottawa është qyteti i katërt më i madh në vend, me arsimin më të lartë dhe standardin më të lartë të jetesës. Dimrat janë me dëborë dhe të ftohtë në qytetin e vendosur në lumin Ottawa në Ontarion Jugore. Temperatura mesatare matet si -14,4 °C në janar dhe 26,6 °C në verë në korrik.
5. Talin, Estoni (4,8 °C)

Talini është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë. Qyteti ndodhet në pjesën veriore të Estonisë, në bregun e Gjirit të Finlandës. Për shkak të vendndodhjes së tij bregdetare dhe efektit moderator të detit, dimrat janë të ftohtë në Talin, por temperatura e ajrit është më e ngrohtë se sa pritej për gjerësinë gjeografike. Temperatura mesatare në shkurt është -4,3 °C, dhe në verë është 19-21 °C.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Cilat janë qytetet më të populluara në botë?
4. Reykjavik, Islandë (4,6 °C)

Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, ndodhet në bregun e Gjirit Faxa në Islandën jugperëndimore. Qyteti ka titullin e kryeqytetit të vendit sovran më verior në botë. Temperaturat në Rejkjavik ndikohen nga Rryma e Atlantikut të Veriut, një zgjatim i Rrjedhës së Gjirit. Temperaturat e dimrit në qytet janë mesatarisht -15 °C, dhe temperaturat e verës janë 10-15 °C.
3. Helsinki, Finlandë (4,5 °C)

Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, i vendosur në majë të një gadishulli në bregdetin e Gjirit të Finlandës, është ndër kryeqytetet më të ftohtë në Evropë. Në qytet, ku temperatura mesatare e ajrit është -5 ° C në janar dhe shkurt, ajo që e pengon motin e ftohtë të bëhet më i ashpër janë temperaturat e Detit Baltik dhe Rrymës së Atlantikut të Veriut.
2. Moskë, Rusi (4,1 °C)

Moska, kryeqyteti i Rusisë dhe qyteti më i madh në kontinentin evropian, ndodhet në brigjet e lumit Moskë. Në Moskë, ku dimrat janë të gjatë dhe të ftohtë, temperaturat e dimrit maten si -25 °C në të gjithë qytetin nga mesi i nëntorit deri në fund të marsit. Temperatura mesatare në verë varion ndërmjet 10-35 °C.
1. Ulan Bator, Mongoli (-1,3 °C)

Në Ulan Bator, kryeqyteti i Mongolisë, temperatura është nën zero për 5 muaj të vitit. Janari dhe shkurti janë muajt më të ftohtë në qytet, me temperatura që variojnë midis -15 °C dhe -40 °C. Temperatura mesatare vjetore e qytetit është -1,3 °C.
Burimi: Worldatlas.com

