Shumë prej termave e kanë origjinën nga gjuha italiane. Ky artikull hedh një vështrim në 6 pije të zakonshme me bazë ekspres për t’ju ndihmuar të kuptoni dallimet.
Espresso

Fjala italiane ekspres i referohet një kafeje që “shtypet” nga aparati i kafesë për shkak të presionit të lartë të saj. Ajo lidhet gjithashtu me nocionin e një filxhani kafeje që përgatitet “Veçantisht” për një person.
Caffe latte

Në italisht, Caffé do të thotë kafe dhe Latte do të thotë qumësht. Prandaj, Caffé Latte fjalë për fjalë do të thotë Kafe me qumësht. Në vendet perëndimore thjesht porositet me emrin Latte. Por nëse në itali ju porosisni latte do ju sjellin një gotë qumësht të ngrohtë! Prandaj mos e bëni këtë gabim.
Cappuccino

E prezantuar për herë të parë në Itali në shekullin e 20-të, kjo pije është emëruar pas murgjve kapuçinë që mbanin kapuç kafe të errët. Pjesa e sipërme kafe e kafesë shfaqte një ngjashmëri me ngjyrën e kapuçëve të murgjve.
Machiato

Macchiato do të thotë “e shënuar ose e njollosur” në italisht. Ekspreso është ‘njollosur’ me një copë qumësht të shkumëzuar të mëndafshtë.
Affogatto

Do të thotë “të mbytesh” në italisht. Kjo shije kafeje me bazë ekspres është bërë një ëmbëlsirë popullore në mbarë botën. Tradicionalisht e bërë me gelato Fior di Latte, një ekspres derdhet mbi një lugë akullore, duke e mbytur atë në kafe.
Flat White

Ka disa debate nëse e ka origjinën në Australi apo Zelandën e Re. Sido që të jetë, ajo ka ekzistuar në Australi që nga vitet 1980. Që atëherë, ajo është shfaqur në menutë në SHBA, MB dhe gjetkë dhe tani është një standard i specializuar i kafeneve. Një numër njerëzish kërkonin kapuçino pa shkumë. Kështu lindi Flat (pa shkumë) White – Bardhë (me qumësht).
Cila është kafeja juaj e preferuar?
Burimi: bassettespresso.com

