Nëse ndonjëherë keni parë lart në një qiell kryesisht blu dhe keni parë vija të bardha të drejta që kryqëzojnë horizontin, mund të keni pyetur veten: “Çfarë e shkakton këtë?” Në këtë artikull do të zbulojmë arsyen. Le të fillojmë.
Si formohen vijat?
Kur një aeroplan është në ajër, motorët prodhojnë dhe lëshojnë një sasi të konsiderueshme uji në formën e avullit të ujit nga pjesa e pasme. Temperaturat e ftohta në një lartësi të madhe bëjnë që avulli i ujit të ngrijë ndërsa kondensohet në atmosferën pas aeroplanit, duke lënë re të gjata e të bardha në qiell. Dhe e dini se çfarë tjetër është bërë nga avujt e ujit? Retë. Kjo është arsyeja pse vijat duken si retë, sepse në fakt ato janë re. Ato krahasohen me retë cirus. Por këto mund të kenë disavantazhe për planetin tonë.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Kush ishte personi i parë që mati me saktësi perimetrin e Tokës?
Ndikimi i tyre në klimë
Shkenca nuk ka asnjë problem me retë që ndodhin natyrshëm. Por është vënë re se retë cirrus kanë një ndikim në planet. Kjo për shkak se ato mund të bllokojnë nxehtësinë që vjen nga planeti poshtë. E njëjta gjë vlen edhe për llojin e vijave të krijuar artificialisht, duke shtuar anët negative të udhëtimit ajror.
“Është e ditur që fluturimi nuk është i mirë për klimën”, tha autori kryesor i një studimi të ri, Dr. Edward Gryspeerdt. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë që vijat e bardha dhe emetimet e karbonit nga karburanti i avionëve shkaktojnë një ngrohje të dyfishtë të klimës.
Burimi: iflscience.com

