Nëse jeni kurioz për këta pesë lumenj, të cilët i kalojnë kufijtë e gjeografisë në të cilën kanë lindur, me gjatësinë e tyre që arrijnë mijëra kilometra, do të ishte e dobishme t’i hidhni një sy listës që kemi përgatitur për ju. Këta lumenj, të cilët mahnitin me pamjen e tyre madhështore, kanë kontribuar në zhvillimin e shumë qytetërimeve me shekuj dhe vazhdojnë ta ruajnë këtë funksion edhe sot.
1. Nil

Lumi Nil, i cili mbulon një të dhjetën e pellgut afrikan dhe është lumi më i madh dhe më i gjatë në botë. Ka gjatësi prej 6650 kilometrash, tërheq vëmendjen edhe si një burim uji që i jep jetë kontinentit afrikan. Ai rrjedh nga Egjipti në Mesdhe.
2. Amazon

Lumi Amazon me një gjatësi prej 6 mijë e 400 kilometrash ndodhet në Amerikën e Jugut. I ushqyer nga shirat e Amazonës, lumi tërheq gjithashtu vëmendjen me natyrën e jashtëzakonshme që e rrethon.
Mund të ju pëlqej dhe ky artikull: Detet më të mëdhenj në botë dhe tiparet e tyre
3. Yangtze

Lumi Yangtze ka një gjatësi prej 6300 kilometrash. Lumi, emri i të cilit në gjuhën kineze do të thotë ‘i gjatë’, është shumë domethënës dhe ka një rëndësi të madhe për ujitjen e tokave të vendit.
4. Misisipi

Lumi Misisipi, që rrjedh brenda kufijve të Amerikës së Veriut, njihet si lumi i katërt më i madh në botë me një gjatësi prej 4 mijë e 70 kilometrash. Emri Misisipi do të thotë ‘lum i madh’ në gjuhën amtare amerikane.
5. Yenisei

Lumi Yenisei, me origjinë nga malet e Mongolisë, derdhet në Oqeanin Arktik. Ky lumë i madh dhe pjellor është i gjatë 5 mijë e 539 kilometra.
Burimi: Thecollector.com

